Dua Lipa, një duet me legjendën e muzikës italiane

Dua Lipa, i është bashkuar legjendës së muzikës italiane, Andrea Bocelli, për duetin e radhës.

Këngëtari i muzikës klasike italiane, së shpejti pritet të publikojë albumin e tij më të ri, pjesë e këtij albumi do të jetë edhe kënga ‘If Only’ në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare me famë botërore.

Disa momente nga regjistrimi i kësaj kënge janë përcjellë nga kamerat e BBC Radio 2, e cila ka publikuar një pjesë të shkurt të duetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, albumin “Si” është albumi i parë në 14 vitet e fundit për Andrea Bocelli dhe gjithashtu do të përfshijë bashkëpunime me Ed Sheeran, Josh Groban e disa artistë të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/andreabocelli/videos/1443442139120073/?t=0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?