Dua Lipa parashikon motin e Kosovës në televizionin francez
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka parashikuar motin e Kosovës në një televizion francez.
E ftuar në “TMC TV”, Lipa dhuroi spektakël në emisionin “Quotidien” duke dhënë parashikimin e motit. Në një moment ajo përmend edhe motin në Prishtinë, duke treguar prejardhjen e saj.
“Le të shikojmë motin në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Është 22 gradë celsius. Direkt nga Parisi, natën e mirë”, ka thënë ajo teksa është përcjellë me shumë duartrokitje.
Këtë moment, Lipa e ka ndarë me fansat e saj edhe në rrjetet sociale.