Dua Lipa pas koncertit për Skëndërbeun: Të thuash se jam krenare është pak

Të hënën u zhvillua në Vatikan një koncert në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Pjesëmarrës në mbrëmjen e madhe ishin shumë emra të njohur shqiptarë si Inva Mula, Olen Cesar, Ermal Meta, Elhaida Dani dhe Kastriot Tusha.

Por nuk mungoi as këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli i muzikës  pas koncertit u shpreh dashura e saj për rrënjët dhe origjinën e saj sa vjen e shtohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti-Skënderbeun ku mora pjesë së bashku me shumë artistë të talentuar shqiptarë. Dashuria për rrënjët e mia sa vijnë e rriten edhe më shumë sesa kam menduar. Të thuash jam krenare është nënvlerësim. Çfarë ndjenje,”-shkruajti Dua në Instagram.

Dua ndezi mbrëmjen me këngën e saj ‘Homesick’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?