Dua Lipa poston fotografi nga vizita në Shqipëri: Një nder të jem në Tiranë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka mbërritur në Shqipëri ku ka vëzhguar nga afër ndërtimin e një kopshti në Tiranë, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Ky kopsht do të ndërtohet nga fondet e siguruara prej saj, nga fondacioni “Sunny Hill”.

Përmes një postimi në Instagram Lipa shkruan se kopshti “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit, do të hapet me 15 shtator të vitit 2021.

“Një nder të jem sot në Tiranë – Shqipëri për të parë ecurinë e ndërtimeve për “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë”, bluzët që i krijova me miqtë e mi @bondnyc, unë dyfishova fondet që bëmë dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë.

Jam mirënjohëse që jam këtu për këtë sot me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi. HAPJA 15 SHTATOR 2021! Faleminderit 🇦🇱  @sunnyhillfoundation”, shkruan Dua në Instagram.

Dua ndodhet në Tiranë së bashku me familjen e saj dhe të dashurin e saj Anwar Hadid. Gjatë qëndrimit të saj në kryeqytet, ajo është takuar me kryeministrin Rama, si dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilat publikuan foto dhe video me këngëtaren e famshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

SHKARKO APP