Dua Lipa: Prindërit e mi ëndërronin të ktheheshin në Kosovë

Dua Lipa “pushtoi” kopertinën e revistës së famshme, W Magazine. Revista ndër të tjera i ka kushtuar Duas edhe një shkrim mbi periudhën kur ajo ishte një refugjate në Mbretërinë e Bashkuar, duke përmendur faktin se ajo vjen nga një familje muzikantësh.

“Ajo vjen nga një familje “shumë liberale” e muzikantësh (babai i saj ishte këngëtar i grupit ODA, një grup kosovar i muzikës ‘rock’) dhe akademikë (gjyshi i saj ishte një historian), dhe u rrit kryesisht në Londër, por gjuha e saj e parë është shqipja, dhe ajo është vajzë e refugjatëve”.

Dua u shpreh se familja e saj shpresonte gjithmonë të kthehej në Kosovë si dhe i drejtohet të gjithë atyre që vejnë në pikëpyetje largimin e tyre duke thënë se ishin të detyruar të iknin nga vendi.

“Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë. Unë mendoj se një gjë që njerëzit nuk e kuptojnë, veçanërisht me situatën e refugjatëve për momentin, është se thjeshtë askush nuk largohet nga vendlindja, përveç nëse dëshiron të kujdeset për familjen e tyre ose janë në kohë krize”.

SHKARKO APP