Dua Lipa rikthehet në zeshkane dhe shkëlqen

Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që po thyen rekorde të njëpasnjëshme në botë. Fjalën e kemi për Dua Lipën, e cila gjithmonë na ka bërë krenarë. Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, duke publikuar kështu imazhe nga më të ndryshmet nga përditshmëria e saj.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare ka lënë “gojëhapur” fansat me paraqitjen e fundit. E kthyer në zeshkane, Dua është parë me plot stil, ndërsa mbante të veshur një bluzë dhe pantallona të shkurtra të të njëjtit dizajn. Po ashtu në të njëjtin imazh është parë edhe qeni i saj, të cilin ajo dhe Anëar e kanë adaptuar.

24-vjeçarja konfirmoi kohët e fundit se ajo arriti të nxirrte hitin e mbretëreshës së popit Madonna dhe hitin “Get Get Ur Freak On”, për ta paraqitur në një remiks të këngës së saj “Levitate”, e cila fillimisht u paraqit në albumin e dytë, “Future Nostalgia”.

“Gjithmonë ka qenë një ëndërr e imja që të punoj me Madonnan dhe Missy Elliott dhe të jemi në gjendje t’i bëjmë në një këngë. Duke e ditur se kënga do të dalë së shpejti, prapë kjo më duket e pabesueshme”. Remiksi i cili do të dalë në treg më 14 gusht, është krijuar së bashku me DJ dhe producenten Marea Stamper, e njohur me emrin artistik, “The Blessed Madonna”.

https://www.instagram.com/p/CDrAORzMjEl/

SHKARKO APP