Dua Lipa rrëfen për problemet me shëndetin mendor: Njerëzit qeshnin me mua
Dua Lipa ka folur rreth problemeve që ka hasur me shëndetin mendor, pasi u bë viktimë e bullizimeve në internet. Në një intervistë të re me Attitdue, 25-vjeçarja diskutoi për talljet që ka marrë gjatë viteve, veçanërisht pas paraqitjes së saj në Grammy-n e vitit 2019, gjatë së cilës ajo interpretoi një përzierje të “Masseducation” dhe “One Kiss”.
“Kam përjetuar shumë ndjesi të këqija në fund të publikimit të këngës sime dhe e gjitha më dha ankth e më bëri të mërzitem. Ndihesha sikur nuk isha mjaftueshëm e mirë dhe nuk sikur nuk duhej të isha këtu”. Edhe pas Grammy-t, disa njerëz vazhdonin të shkruanin “Jo, nuk e meritoi aspak”. Vitin e kaluar, këngëtarja fitoi çmimin “Artisti i Ri më i Mirë” dhe “Kënga më e Mirë Dance”.
“Kishte kaq shumë gjëra. Njëra prej tyre, kur isha unë duke kërcyer dhe njerëzit shpreheshin ”Oh, ajo s’ka pamje skenike, ndërkohë që ata nuk kishin qenë ndonjëherë në një nga shfaqjet e mia, as s’më kanë parë ndonjëherë të performoj”, theksoi Dua.
Këngëtarja e cila aktualisht është në një lidhje me modelin Anwar Hadid, shtoi se për një periudhë e gjithë kjo zhurmë në internet filloi të ndikonte në shëndetin e saj mendor. ”Ngjitesha në skenë dhe nëse dikush më filmonte, mendoja ”Ata po më filmojnë që pastaj të kenë me çfarë të qeshin me mua””,-tha ajo. Edhe pse këngëtarja thotë se kaloi një kohë të vështirë në përballjen me “urrejtjen në internet”, tani ajo është mirënjohëse për përvojën.