Dua Lipa ”rrëmben” tri çmime në “LOS40 Music Awards”
Dua Lipa ishte ylli i vërtetë në “LOS40 Music Awards”, në Madrid të Spanjës. Në tapetin e kuq këngëtarja me origjinë shqiptare, kaloi e veshur me një fustan të shkurtër dhe me ngjyra, i cili i ndihmoi të vërë në pah figurën e saj trupore. Ajo ”rëmbeu” jo më pak se tri çmime.
“Artisti më i mirë internacional”, “Albumi më i mirë internacional”, dhe “Kënga më e mirë internacionale”, janë trofetë që ajo rrëmbeu këtë natë. E lumtur për këtë gjë, këngëtarja vendosi që ta shpreh gëzimin e saj përmes disa fotografive nga mbrëmja, të publikuara në rrjetin social Instagram.
“Çfarë nate! Tri çmime! ‘Artisti më i mirë internacional’, ‘Albumi më i mirë internacional’, dhe ‘Kënga më e mirë internacionale’ për këngën ‘New Rules’! Faleminderit LOS40 Music Awards për një mbrëmje të tillë kaq të përsosur!”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.
Komentet dhe urimet për suksesin e arritur nga ndjekësit nuk kanë munguar, të cilët janë afro 21 milionë vetëm në rrjetin social Instagram.
https://www.instagram.com/p/BpsS4CZhwbO/?utm_source=ig_embed
KOHA JONË SONDAZH

