Dua Lipa s’mund të bëjë një këngë të keqe (VIDEO)

Pak orë më parë, Dua Lipa publikoi këngën e radhës, “Break my heart”, pjesë e albumit të dytë i cili publikohet nesër, “Future Nostalgia”. Menjëherë pas publikimit, ndonëse në një situatë pandemie, njerëzit e patën të pamundur ta injoronin “Break my heart”, qoftë për ndjesinë që transmeton, videoklipin, kostumografinë ashtu edhe për tekstin.

“Unë duhet të kisha qëndruar në shtëpi”,-është një pjesë e tekstit, të cilin interneti e shndërroi menjëherë në “himn” për koronavirusin. Duhet thënë se “Future Nostalgia” ishte planifikuar për t’u publikuar në një tjetër datë, por Dua, ndryshe nga artistët e tjerë që vendosën t’i shtynin datat e publikimit, vendosi ta lançonte më parë.

Në një bisedë live në “Bright Minded” të Miley Cyrus në Instagram, Dua tha “Është e rrezikshme të publikosh një projekt muzikor tani por mbase është muzika ajo që na nevojitet. Është mirë që njerëzit të kërcejnë dhe të argëtohen”. Ashtu si “Physical” e publikuar më parë, edhe “Break my heart” është një rikthim në vitet në vitet ’80 me shenja të dukshem të stilit retro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Dua Lipa - Break My Heart (Official Video)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?