Dua Lipa ”sposton” imazhin e Rita Orës (VIDEO)
Të dyja të famshme, të bukura dhe të dyja imazh të së njëjtës firmë. Bëhet fjalë për dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora. Kjo e fundit prej kohësh ka qenë imazh i firmës së njohur “Adidas”.
Por duket se tashmë Dua Lipa, fama e së cilës po rritet çdo ditë e më shumë, ia ka “rrëmbyer” këtë ekskluzivitet Ritës.
Në rrjetin social Instagram Dua Lipa ka publikuar spotin më të ri, në të cilën ajo është tashmë imazh i kësaj firme të njohur.
https://www.instagram.com/p/BeYUwJ9ltJT/?taken-by=dualipa