Dua Lipa sulmohet nga një fans, ja si reagon (VIDEO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, ka kaluar një moment jo të mirë nga adhuruesit e saj. Teksa ka qënë në Meksikë, ajo është gjendur përballë disa fansave dhe një prej tyre është përpjekur që ta sulmojë.

Kanë qënë truprojat e këngëtares ata që kanë ndalur që i riu të afrohej më shumë me këngëtaren. Dua shihet duke kaluar në mes të një turme, ku një person shfaqet dhe përpiqet ta sulmojë.

Ajo shokohet nga ky sulm dhe largohet me shpejtësi drejt makinës. Edhe pse truprojat e ndalojnë, të tjerë nga turma tentojnë t’i afrohen këngëtares.

SHKARKO APP