Dua Lipa takohet me Vjosa Osmanin në SHBA

Dua Lipa është takuar me Vjosa Osmanin në Uashington. Presidentja e Kosovës po qëndron në Shtetet e Bashkuara për një vizitë zyrtare, e cila pritet të marrë pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlatanik.

Në evenimentin e sotëm do të jetë dhe Dua, e cila do të nderohet për karrierën e shkëlqyer muzikore dhe për angazhimin në kauza filantropike, duke përfshirë fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të liderëve dhe muzikantëve ballkanik.

Osmani dhe Dua janë takuar gjithashtu dhe me regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bashollin, dhe aktoren kryesore të filmit, Yllka Gashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?