Dua Lipa vazhdon të na bëjë krenarë, fiton dy çmime të rëndësishme në LOS40 Music Awards 2020

Trofetë dhe çmimet ndërkombëtare tani për Duan janë bërë mëse të zakonshme.

E kësaj rradhe këngëtarja me origjinë shqiptare ka arritur të rrëmbejë dy çmime mjaft të rëndësishme.

Ajo ka arritur të dalë triumfuese në dy kategori në LOS40 Music Aëards, që ndryshe njihet edhe si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Spanjë.

25-vjeçarja ka fituar çmimin “Artisti më i mirë internacional” dhe “Albumi më i mirë internacional”, për albumin e saj shumë të suksesshëm që e nxori në shitje këtë vit, ‘Future Nostalgia’.

SHKARKO APP