Dua ”molla e sherrit”? Prishet marrëdhënia e Bebes me Ritën

Bebe Rexha dhe Rita Ora janë mikesha shumë të mira (ose ishin) dhe këtë nuk kanë ngurruar asnjëherë ta shprehin publikisht. Madje ato të dyja kanë ardhur dhe me një bashkëpunim bashkë me këngën “Girls”.

Por afrimi i Bebës me Dua Lipën, duket se ka acaruar marrëdhëniet me Rita Orën. Dy këngëtaret u panë (veçmas) dhe në show-n e ”Victoria Secret” por në asnjë moment nuk u shoqëruan bashkë.

Këto dyshime u përforcuan edhe më shumë pasi Bebe nuk ka bërë asnjë urim për Rita Orën, e cila dje ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bebe dhe Rita gjithnjë kanë uruar njëra-tjetrën në momente të veçanta dhe data të rëndësishme, ndaj s’mund të mendojmë se Bebe thjesht ka harruar. Diçka po ndodh mes dy mikeshave të ngushta dhe arsyeja mund të jetë Dua Lipa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?