Dua shfaq me krenari veshjen nga stilistja shqiptare
Dua Lipa tregon dhe njëherë sesa krenare ndihet për çdo arritje të shqiptarëve kudo ndodhen.
Diva e muzikës u shfaq e veshur nga stilistja Nensi Dojaka, e cila pak ditë më parë çmimin e madh LVMH 2021 për talentet e reja, duke u bërë kështu një emër i rëndësishëm i botës së modës.
Ka qenë Dua që zbuloi se paraqitjen e saj ia ka besuar stilistes shqiptare ndërsa e ka uruar dhe për vlerësimin e pak ditëve më parë.
“Me veshjen e stilistes shqiptare. Urime Nensi për çmimin LVMH.”
28-vjeçarja, e cila po zhvillon karrierën në dhe me Londër ka punuar figura të tjera të famshme si Bella Hadid, Emily Ratajkowsi dhe Kaia Greber.
Çmimi i LVMH për stilistët e rinj tërheqi më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota. Prej tyre u përzgjodhën 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA. Vlen të theksohet se për herë të parë në këtë edicion u përzgjodhën një stilist nga Kolumbia dhe një vajzë nga Shqipëria, e cila fitoi çmimin prestigjoz.
Koleksioni u vlerësua nga ekspertët më të famshëm të modës dhe për herë të parë u përfshinë edhe votat nga publiku, pasi sfilata u zhvillua online për shkak të rregullave antikovid.