‘Dua të tradhtoj burrin me Mourinhon’, -Deklarata e ‘çmendur’ e gruas…
Vivien Bodycoste është e gatshme të tradhtojë burrin e saj për të kaluar një natë me Mourinhon.
Gjyshja 59-vjeçare u bë e njohur për shkak të deklaratave të saj të bujshme e cila ka gëdhëndur në trupin e saj emrin e trajnerit portugez.
“Nëse e takoj, do të vdisja, me Mourinhon do ta tradhtoja burrin. Më dridhen gjunjët sa herë që shoh fotografinë e Jose Mourinhos”, rrëfen ajo.
Burri i saj, Tony, 79 vjeç, ka paguar 800 funte për të realizuar tatuazhet në trupin e gruas së tij.