”Duhet të bëj vetvrasje të më besojnë?”. Ajsi femrave: Flisni (VIDEO)

Aktorja shumë e komentuar prej vitesh, Ajsi Xhaxhaj ka folur sërish mbi historinë e abuzimit, këtë herë duke i dhënë një mesazh femrave që të flasin dhe duke i kthyer një përgjigje kritikuesve dhe atyre që nuk e kanë besuar.

”Ka shumë persona që do ta besonin historinë time nëse do bëja vetvrasje apo të bija në depresion. Unë kam zgjedhur të jetoj, po e shijoj këtë jetë në maksimum që të harroj atë që më ka ndodhur”,-tha Ajsi.

Ajo pohoi se e shkuara e ka penalizuar në projektet e saj teksa nuk heziton tu drejtohet vajzave që kalojnë të njëjtën gjë, si ajo dikur, apo janë preh e abuzime të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Flisni, flisni, flisni. Ne femrat jemi të shtypura më këmbë. Do përballeni me opinione, por flisni. Më vonë do kuptoni sa mirë keni vepruar. Më mirë të flisni”,-vijoi Ajsi.

Swiss Digital Mobile Reklama
Një Kat më Lart - Ajsi Xhaxhaj 17/02/2018 | IN TV Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?