Duket si 20 vjeçe, këngëtarja bllokohet në aeroport se nuk e besojnë për moshën
Natalia Dzenkiv është këngëtarja e ‘Lama’, një grup pop/rock nga Ukraina. Artistja është ndaluar në aeroport për një problem me pasaportën. Askush nuk besonte se ajo ishte vërtetë 41 vjeçe, ashti siç shkruhej në dokumentin e identifikimit.
Dhe pikërisht pamja e saj jashtëzakonisht rinore e futi atë në telashe. Zyrtarët në kontrollin e pasaportave dyshuan se ajo ishte 20 vjet më e re dhe po përdorte një pasaportë të një gruaje më të madhe shkruan The Sun.
Për të provuar identitetin e saj ndryshe, ishin fansat e Natalia që erdhën në shpëtim duke e njohur atë, disa prej të cilëve iu afruan asaj duke i kërkuar autografe. Ajo përfundimisht u lejua të kalonte.