Dustin Hoffman akuzohet për ngacmim seksual

Aktori amerikan Dustin Hoffman është akuzuar për ngacmim seksual ndaj një praktikanteje 17-vjecare në vitin 1985. Shkrimtarja Anna Grahahm Hunter deklaroi se aktori e ka prekur dhe i ka folur në mënyrë të papërshtatshme për marrëdhëniet seksuale. “Ai më kërkoi t’i bëja masazh në këmbë që ditën e parë të setit. Ai ishte flirtues, pasi më preku të pasmet, më fliste hapur për seksin. Një mëngjes kur shkova në dhomën e tij të zhveshjes për të marrë porosinë e mëngjesit, më pa nga koka te këmbët pa folur fare, pastaj u përgjigj: “Do të doja një veze të zier mirë”, tha ajo për Hollywood Reporter, duke shtuar se mori edhe komente të tjera, aspak të këndshme. Ajo është njohur me të në xhirimet e filmit “Death of a Salesman” dhe iu desh që të përballonte disa situata të tilla, që ishin ngacmime të hapura seksuale. Fituesi i cmimit Oscar, sot 80 vjeç nuk ka vonuar t’i përgjigjet denoncimeve ku shprehej se i vinte keq për këto situata të pakëndshme, por ka patur gjithnjë respekt maksimal për femrat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?