Dustin Hoffman shfaqet për herë të parë pas akuzimeve për ngacmime seksuale
Aktori dhe regjisori i madh i Hollywood me shumë gjasa ka kaluar javën më të vështirë të jetës së tij pasi ka marrë akuza të rënda për ngacmime seksuale.
Ka qenë asistentja e tij 17-vjeçare Anna Graham Hunter e cila ka dalë hapur duke ngritur akuza për ngacmim seksual kundrejt 80-vjeçarit.
Adoleshentja është shprehur se aktori e ka ngacmuar disa herë nëpërmjet një fjalori pervers dhe batutave ofenduese. Ajo ka treguar se kur i duhej të punonte me të, Hoffman i ka kërkuar favore seksuale për të cilat ajo ka refuzuar.
Të tjera personazhe të famshme e kanë mbështetur vajzën duke zbuluar për median se Dustin Hoffman është akuzuar edhe herë të tjera gjatë viteve ’80-’90.
Edhe pse ai i ka kërkuar publikisht falje Anna-s për gjuhën e përdorur duket se aktori i famshëm e ka kaluar lehtësisht situatën duke u shfaqur më i lumtur se kurrë në “Hollywood Film Awards”./Topalbaniaradio