Dwayne Johnson shpallet mashkulli më seksi i botës

Revista “People” ka shpallur aktorin Dwayne Johnson si mashkullin më seksi të botës. Ai është i gjatë 1.96 cm dhe me peshë 111 kg. 44-vjeçari muskuloz ka tiparet e një superheroi, ndaj dhe përzgjedhja për të interpretuar Herkulin, në filmin e vitit 2014 me të njëjtin emër, nuk ishte rastësi. Johnson kujton sesa të vështira kanë qenë vitet e para të fëmijërisë në Honolulu. Ai do të pranohej më vonë në Universitetin e Miamit, ku dhe spikati në futboll, e pas diplomimit iu bashkua Ligës Kanadeze të Futbollit, nga ku u largua dy muaj më vonë. Vështirësitë financiare e çuan drejt asaj që kishin bërë edhe meshkuj të tjerë të familjes së tij, drejt mundjes. Sot një aktor i suksesshëm e i mirëpaguar hollivudian, Johnson thotë se nuk e përjashton mundësinë që një ditë të garojë për president, nëse do të arrinte vërtet të ndryshonte diçka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?