Dy javë pas dasmës, Marina tregon “sherrin” me Getoarin: “Më tha sillu si grua e martuar…
Vetëm 2 javë më parë Marina dhe Getoari i dhanë fund beqarisë në një ceremoni pranë detit e me një dasmë me qindra të ftuar.
Duke qenë një nga çiftet për të cilin publiku ka pasur gjithnjë kuriozitet, domosdo edhe dasma e tyre u komentua shumë nga mediat.
Megjithatë pas dasmës është normale të fillojnë edhe zënkat e para si çift i martuar duke qenë se tani secili nga palët merr një status tjetër.
Lidhur me këtë moderatori Ermal Mamaqi e ngacmoi paksa Marinën sonte në “Xing me Ermalin” duke e pyetur si ndihet që tani është një grua e martuar.
“Nuk jam mësuar”, tha Marina e më pas zbuloi se edhe me Getoarin ka pasur një debat para dy ditëve.
“Pata një debat me Getin para dy ditëve, më tha: “Boll tani, sillu si grua e martuar tani”, tregoi moderatorja duke qeshur.