Dy organizatorët e dasmës së Princit Leka dhe Elia Zogut

Sadije Berisha, një mike e ngushtë e Elia Zogut së bashku me Julien-Gérard Roche, Kryetar i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri janë kujdesur për organizimin në detaje të dasmës së Princit Leka dhe Elias javën e kaluar.

Princi Leka përcolli një mesazh falenderimi dhe mirënjohjeje për të dy përmes një postimi në facebook

Sadije Berisha është konsulente e familjes mbretërore suedeze, ku ajo jeton prej shumë vitesh dhe në dasmën e mikeshës së saj Elia Zaharia ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm.

Postimi i Princit Leka ne facebook

 Elia dhe une jemi vertete te prekur nga mbeshtetja dhe dashuria qe kemi patur gjate dhe pas dasmes sone. Jemi jashtezakonisht mirenjohes dhe te nderuar qe na vizituan dhe ndane gezimin tone kaq shume Familje Mbreterore, familjare te afert dhe te larget, miq dhe dashamires, te cilet kaluan bashke me ne nje aventure te paharrueshme ne Shqiperi. Jemi krenare qe mundem te promovonim vendin tone te bukur, traditat tona, kulturen dhe shpirtin kombetar.

Deshirojme te falenderojme njerezit e jashtezakonshem dhe patriote qe ndihmuan ne suksesin e Dasmes Mbreterore Shqiptare: 
Falenderojme Fondacionin Culture Europe I cili beri aq shume per suksesin e kesaj dasme, dhe konsolidoi miqesine e natyrshme te Shqiperise me Francen. Nje falenderim I vecante per Z. Julien Roche I cili mbeshteti kete dasem ne te gjithe hapat e ndertimit te saj, qe nga dita qe vendosem daten ne France, e deri me 8 tetor 2016.

Falenderojme mikeshen tone Znj. Sadije Berisha qe ndihmoi dhe asistoi kete dasem me mish e me shpirt, pa pushuar asnje sekond. Ajo ishte per ne nga fillimi ne fund, me energjine dhe vizionin e saj, me shume se nje mikeshe, nje moter e vertete per Elian dhe mua.

leka-2 leka-3 leka-4

SHKARKO APP