E adoptuar? Niki Delijorgji sqaron deklaratën

Niki Delijorgji, ish-miss Shqipëria dhe vajza e biznesmenit Mihail Delijorgji, në një intervistë për Thumb në vitin 2017, pyetur për marrëdhënien me babain, tha se “është e adoptuar” dhe se i ati “nuk e kundërshton për gjërat që bën duke qenë se në moshën e saj i ka kaluar edhe vetë”.

Gjatë pyetjeve të shkurtra në “After Party”, Niki sqaron “deklaratën”, duke thënë se “Ishte e gjitha shaka, nëse s’e keni kuptuar”.

Në intervistën e atëhershme, ajo pranon biseksualitetin dhe shprehet se s’i intereson Shqipëria. Pak kohë më parë në Instastory, ajo është shprehur se ndihet disi e penduar për intervistën që ka bërë atëherë, duke thënë se “do donte të fshihej fare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?