E akuzuan për kopjim, vjen reagimi i Afërditës
Pas publikimit të klipit të saj të ri, mediat kanë shkruar se Beyonce është bërë pikë referimi për shumë artiste shqiptare, ndër to edhe Afërdita Dreshaj. Ndërsa kësaj të fundit i ka mbetur hatri sa i përket fjalëve të tilla që qarkullonin, duke i ofenduar në një farë mënyre mediat se nuk dinë për modën. Ajo ka sqaruar për linjën ‘Beyonce Ivy Park’, duke e mohuar se veshja ka të bëjë me markën e jo kopjimin e Beyonces. “Pak info për mediat/portalet tona që nuk e kanë idenë se çfarë shpikin!”, ka shkruar ajo përkrah fotografisë që postonte.