E bënë personazhin më të urryer, pse të gjithë janë kundër modeles së Guccit

Armine Harutyunyan lindi në 1997, në kryeqytetin e Armenisë dhe nuk e kishte menduar kurrë që do të bëhej modele. Ajo dëshironte të ecte në hapat e gjyshit të saj, një piktor i njohur. Nisur nga kjo ajo nisi studimet për Graphic Design në Yerevan State Institute of Fine Arts and Theatre.

Në 2019 erdhën ndryshimet e papritura në jetën e saj, ku gjatë një udhëtimi në Berlin u pa nga një kërkues talentesh dhe pak muaj më vonë mori një telefonatë nga shtëpia e modës Gucci.

Gucci ishte shumë entuziast dhe e kërkoi me patjetër Arminë që të modelonte për koleksionin pranverë verë 2020. Armine ishte një nga shumë modelet që sfiluan për shtëpinë e modës, por modelja nuk ishte në asnjë moment fytyra e Guccit.

Përse Armine s’ është fytyra e re e Guccit?

Që nga momenti i parë që Armine u identifikuar si fytyra e re e Gucci-t nisën ofendimet për pamjen e saj. Shumë të tjerë njollosën emrin e Gucci pasi panë pamjen e modeles, duke nënvizuar se kjo ishte vetëm një mënyrë nga ana e kompanisë së modës për të bërë marketing dhe për të tërhequr vëmendjen e njerëzve me pamjen e vajzës.

Theksohet që për momentin modelja nuk ka kontratë me Guccin, aq më pak të jetë imazhi i shtëpisë së modës. Që prej 2015 kur Alessandro Michele u bë drejtor krijues, ka sjellë një tjetër pamje sens të bukurisë për Guccin. Armine s’ është jashtë normalitetit të shtëpisë së modës Gucci, sepse vitin e kaluar kanë pasur një modele me probleme me dhëmbët.

Arminë thjesht tërhoqi më shumë vëmendje, por në fund të ditës kush e vendos nëse është e bukur ose jo, nëse mund të jetë modele ose jo dhe a ja vlen që të jetë fytyra e një shtëpie modele? Me siguri këtë nuk e vendosin disa persona që jo vetëm që nuk kuptojnë nga industria e modës.

SHKARKO APP