E bija e Elias dhe Leka Zogut, vjen në jetë në të njëjtën ditë që ndërroi jetë “Trëndafili i Bardhë”
Paraditen e sotme, në orën 09:30, familjes mbretërore të Shqipërisë i është shtuar një pasardhës. Princesha Elia Zaharia ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Geraldina. Emri është vendosur në nder të gjyshes së princ Leka Zogu II, Geraldine Apponyi, e cila u martua me mbretin shqiptar Ahmet Zogu I.
Dita e sotme ka një kuptim për familjen, pasi si sot në vitin 2002, mbretëresha ndërroi jetë në pallatin e Mbretit në Tiranë, pasi ishte kthyer në azili bashkë me të birin, Leka I dhe nipin Leka II. Për nder të saj, çifti mbretëror mesa duket ka vendosur që ta pagëzojë me të njëjtin emër të bijën e porsalindur, duke vijuar kështu edhe traditën e vijimësisë së emrit.
Princesha Elia, me profesion aktore në shumë dalje publike, ka shprehur ardhurimin e saj për mbretëreshën Geraldinë, të cilës i ka dedikuar edhe një libër për fëmijë me të si personazh kryesor. Libri është titulluar “Trëndafili i bardhë”, pseudonim që përdorej në Shqipëri për mbretëreshën.