E bija feston ditëlindjen, Ermal Fejzullahu i dedikon fjalët më të bukura

Sot është një ditë e veçantë në familjen e Arianës dhe Ermal Fejzullahut. Vajza e tyre Era feston 6 vjetorin dhe prindërit i kanë dedikuar fjalët më të ëmbla publikisht.

Ermali ka publikuar një foto të vogëlushes në profilin e tij të Instagramit duke mos i rezistuar një urimi publik ndaj saj. Ai i ka bërë një urim të shkurtër por të mbushur më dashuri:

“Urime ditëlindjen sheqeri i babit te dua shume Era 6”, ka shkruar ai.

Ndërkohë dhe Ariana ka publikuar një foto të së bijës dhe i ka bërë një urim të përgjithshëm familjar.

“Shpirti i mamit,urime 6 vjetorin e lindjes u bëfsh edhe 100 vjeç bija ime e bukur…Te do Mami, Babi, Arti, Buna, Ana”, ka shkruar Ariana krahas fotos.

https://www.instagram.com/p/B4roz6zhPd9/

https://www.instagram.com/p/B4rccaeh_a2/?utm_source=ig_embed

 

SHKARKO APP