E bullizuan për peshën, këngëtarja Ronela Hajati shpërthen ndaj ndjekësve

Ronela Hajati ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj komenteve negative që merr për pamjen e saj dhe krijimtarinë muzikore. Këngëtarja shqiptare ndau një mesazh të gjatë në Instagram, ku kritikoi ndjekësit që, sipas saj, humbasin kohë duke dhënë gjykime të panevojshme, ndërkohë që duhet të përqendrohen në jetën dhe detyrimet e tyre.

Duke iu përgjigjur komenteve për peshën e saj, Ronela ironizoi kritikët, duke thënë se “kam pasqyrë” dhe nuk ka nevojë për sugjerime të jashtme për pamjen fizike. Ajo gjithashtu i ftoi ata që nuk e pëlqejnë muzikën e saj të mos e dëgjojnë, duke mbrojtur stilin dhe krijimtarinë e saj muzikore, që e ka ndjekur me krenari për më shumë se 20 vite.

Në mesazhin e saj, këngëtarja falënderoi fansat që e kanë mbështetur gjatë karrierës, duke shprehur mirënjohjen e saj për përkushtimin dhe besnikërinë e tyre. Në fund, ajo i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë kritikëve: “Ju të tjerve, ishalla po keni punë,” duke i nxitur të fokusohen në jetën e tyre në vend që të komentojnë mbi të sajën.

SHKARKO APP