E dashura e manjatit indian? Agnesa Vuthaj flet hapur dhe tregon se…

Në disa portale, filloi të qarkullonte lajmi se ish-Miss Shqipëria, Agnesa Vuthaj, është e dashura e miliarderit indian, Cheetan Sandesara. Si provë, shërbente vetëm një video e Sandesara, realizuar në një avion privat, ku në sfond dëgjohej një zë gruaje që i kërkonte të thoshte diçka.

Sipas Magazina.al, zëri i përket Agnesa Vuthajt dhe kjo është provë për lidhjen e tyre të dashurisë. Gjithashtu, më vonë, u tha se Sandesara ishte në procesin e blerjes së një hoteli të madh në Tiranë, i cili do të kalonte në pronësi të Vuthajt. Në reagimin e saj zyrtar në Instagram, Vuthaj falenderoi së pari gazetarët që u interesuan në burim për të vërtetën dhe mohoi të jetë e lidhur me Sandesara-n.

”Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrë informacion të drejtpërdrejtë nga unë. E vërteta është që punoj për kompaninë miliarda dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në ballkan, për projektet në Shqipëri që janë shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e z. Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikur edhe me kryeministrat e presidentët e rajonit dhe jo vetëm. Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, gjë që nuk ka arritur ta bëjë akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President […]” vijon ajo.

Sipërmarrësja thekson se jo çdo marrëdhënie burrë-grua ka natyrë romantike. Ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënie pune a familjare e “familja Sandesara për mua është një familje e dytë”. “Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen time me ta, kam dalë hapur në çdo restorant të Tiranës e Prishtinës. Kam fluturuar me private jet nga Tirana për në Europë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm me zotërinë në foto, por edhe me bashkëshorten e tij, motrën e saj, vëllain, djalin e stafin e tyre. Për në fund, nëse do doja të zgjidhja një të dashur miliarder, do të zgjidhja djalin e z. Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma te fjala ime, te kombësia shqiptare”.

https://www.instagram.com/p/B7RYu1PHaJE/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP