E dashura e re Prince Harry, protagoniste në skena të nxehta
Si një brune, amerikane dhe mbështetëse e të drejtave të njeriut, Meghan Markle është pak larg tipit të Prince Harry.
Megjithatë, sipas thashethemeve, dyshja ka nisur një lidhje që prej gjashtë muajsh, pasi u takuan në Kanada.
Aktorja 35 vjeçare, njihet për rolin e saj si Rachel Zane në serialin “Suits”, ku dhe së fundmi ka qënë protagonistja e disa skenave të nxehta.
Meghan besohet ta ketë magjepsur Princin kur ai vizitoi Toronton.Ashtu siç dhe disa foto tregojnë çifti ka mbajtur byrzylyqe të njëjtë, njërin prej të cilit mendohet që Harry t’ja ketë dhuruar 35 vjeçares.E ndërkohë postimet në Instagram tregojnë se aktorja ka qënë në Londër dy herë muajt e fundit.