E dashura e Stresit përlot mamanë e tij në studio…
“Kejsi është gocë me shumë vlera dhe meriton çdo gjë të mirë,” tha Shpresa, nëna e Stresit e ftuar bashkë me Stresin në emisionin e pasdites në Klan, tek “Rudina”.
Pasi folën për bëmat famëkeqe të të birit, erdhi momenti të diskutonin pak vajzën krah reperit. S’do të ishte Rudina pa një dedikim dhe pikërisht kjo ndodhi. Kejsi tha se s’i pëlqente të ishte person publik, se ndihet në siklet, por dy fjalë vjehrrës ia tha:
“Në fillim ty do të të drejtohem Mimi. Ti për mua je shumë e rëndësishme jo se je nëna e Kejdit, por edhe se ke një zemër shumë të madhe. Ke qenë gjithmonë një mbështetje shumë e madhe për ne.[…]”
Fjalët emocionuan dhe përlotën Shpresën, e cila tregoi momentin e takimit të parë me nusen e ardhshme dhe fjalët që i tha:
“Ajo ka bërë një xhest për mua që nuk harrohet asnjëherë. Takimi i parë me Kejsin ka qenë vjet, diku për Vitin e Ri. Për mua ka shumë rëndësi impakti i parë me njerëzit. Më ngjiti menjëherë. Në bisedë e sipër me Kejsin, teksa po pinim kafe, më thotë ‘dëgjo Mimi’. Mimi më thërrasin mbesat dhe Kejsi. Unë e di që Stresi është shumë i lidhur me ty dhe kam menduar që kur të kurorëzohemi dhe Stresin të vijë për Kanada, të të bëj një dhomë gati. Sa herë që Stresin ta marri malli për ty, ti të vish dhe ta kesh dhomën e mbyllur. Në momentin që të vish, të hapësh derën tënde. Ishte një emocion i paparë. Është e rrallë që një vajzë që rritet në perëndim të të thotë ato llafe.”
Momentalisht, Stresi dhe Kejsi po jetojnë në Tiranë derisa reperi të publikojë albumin e tij të tretë dhe të përfundojë angazhimet artistike. Më pas s’i dihet./Anabel/