E ëma e akuzoi për dhunë, Eda Zari: Kam shumë harmoni por…
Pavarësisht lajmeve për të së fundmi, Eda Zari nuk ka ndërmend të flasë për asgjë që të mos ketë të bëjë me muzikën. Këtë e tregoi edhe sot, në intervistën e parë televizive që pas skandalit mediatik për ushtrim dhune ndaj mamasë.
Eda Zari ishte e ftuar tek “Pasdite në Top Channel” për të dhënë një intervistë të fokusuar krejtësisht tek festivali i Jazz-it dhe pikëpamjet e saj si artiste. Megjithatë, Eda ceku shumë pak aspektin personal, duke folur për marrëdhënien e saj me fëmijët.
“Koha e lirë kalon me fëmijët; unë gjithmonë kam kërkuar që karriera të mos jetë asnjëherë përpara familjes.”, u shpreh ajo, e pyetur si e kalon kohën e lirë mes koncerteve dhe orëve në studio.
E pyetur çfarë e kthen herë pas here në Shqipëri ndërsa jeton me fëmijët në Gjermani, Eda Zari shpjegoi se këtu ndihet si në shtëpi, sepse është vendi ku ka kujtimet më nostalgjike.
“Ka disa gjëra në Shqipëri që nuk i gjen dot jashtë. Shkolla, vendet ku jam rritur, që më kujtojnë flirtet e para […] për të mos folur pastaj për kuzhinën, që nuk e gjen askund tjetër.”
Në fund, këngëtarja e mbylli duke përsëritur atë që kishte shkruar në fund të shkrimit tek “Peizazhet”, se paqja e brendshme është gjëja më e rëndësishme që ka:
“Jam një njeri që kam shumë harmoni me veten, dhe dua që këtë harmoni ta përçoj”