“E ëma ma la ta ruaja”, Stresi rrëfen historinë e dashurisë dhe fejesën e fshehtë
Disa ditë pasi postoi një foto me të dashurën e tij në Instagram, të gjithë menduan se Stresi ka ndryshuar, është dashuruar. Por edhe historia e dashurisë paska qenë një film më vete, si ata që ai luan në klipet e tij, por edhe ata të tjerët të jetës reale, që nuk kanë shumë ndryshim nga të parët.
Gjithsesi, Stresi është i dashuruar dhe sot, më shumë se asnjëherë tjetër mund ta kuptojnë të gjithë. i ftuar në Top Magazine, reperi i njohur ka rrëfyer historinë e dashurisë me Kejsin, me të cilën edhe është fejuar në fshehtësi.
Për herë të parë publikisht, Stresi pranoi se lidhja me Kejsin, përgjatë 3 vjetëve, ka kaluar shumë peripeci (kush dyshon për këtë kur në mes është Stresi), megjithatë të dy ia kanë dalë që vazhdojnë të jenë sot bashkë: “Nuk ka qenë e lehtë të vinin deri këtu, e kemi mbajtur shumë të fshehtë lidhjen dhe kemi qenë jashtë gjithë kohës, derisa një person i tretë, pa dashje, i shpërndau fotot dhe ja ku u krye muhabeti…” – tha Stresi për foton me Kejsin, e cila pushtoi rrjetin.