E fejuara e Nicky Hayden shkruan një letër që ka përlotur të gjithë
E fejuara e Nicky Hayden, piloti që humbi jetën disa ditë më parë, ka shkruar një letër që ka përlotur të gjithë. Ajo ka kujtuar 22 majin e këtij viti, kur ish-kampioni i botës humbi betejën me jetën pas një aksidenti me biçikletë.
Më poshtë portali “Albeu” ju sjell letrën e saj.
“Ëndërroj për buzëqeshjen tënde. Jo vetëm kur fle, por çdo moment kur eci. Mëngjesi i datës 17 maj ka qenë një ndër më specialet të cilët i kujtoj. Ai që të mori atje lart ndoshta po shihte nga afër se si i kalonim së bashku orët e fundit, sepse më dhe më shumë buzëqeshje për të më treguar se sa më do.
Puthja jote para se të hipje në biçikletë do të mbetet gjithmonë me mua. Nicky, ti je shpirti im binjak, dhe më ke thyer zemrën që je larguar. Ti mund ta marrësh kur të takohemi sërish, dhe të kapësh dorën time dhe më pas të shkojmë në shtëpi. Më mungon. Derisa të takohemi sërish”.