E kalon ditëlindjen në karantinë, por Jonida Vokshi thotë se është e lumtur

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte aktorja dhe moderatorja e njohur Jonida Vokshi. Në datën 10 Prill, ajo festoi ditëlindjen e saj në kushtet e karantinimit.

Jonida u shpreh se kjo ditëlindje pavarësisht izolimit, e gjeti më të lumtur se kurrë për shkak të faktit se mezi po pret që të vijë në jetë vajza e saj.

Ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe sipas saj koha fluturoi shumë shpejt.

Jonida Vokshi: Në fakt momentalisht bashkë me karantinën vetëm barku po rritet, asgjë nuk është se po ndryshon. Nuk dëgjohemi apo shihemi shpesh na kanë mbetur vetëm rrjetet sociale dhe emisionet që ju vazhdoni dhe bëni nëpër studio që një duartrokitje e madhe, bravo ju qoftë se tashmë e dimë që kushtet janë të vështira dhe ne po e shohim që nuk është absolutisht një situatë e thjeshtë, në të gjitha aspektet. Kështu e vetmja gjë që mund të them është se paçka situatës, kjo ditëlindje që unë kalova më gjeti më të lumtur se kurrë, vetëm për arsyen se mezi po pres që të vijë vajza në jetë.

Rudina Magjistari: Je e lumtur që është vajzë, të pëlqen ky fakt?

Jonida Vokshi: Jashtëzakonisht shumë. Unë dhe Besniku që kur morëm vesh lajmin, donim shumë që të ishte vajzë. Sigurisht që pikë së pari të jetë fëmijë i shëndetshëm, se nuk është se ka shumë rëndësi gjinia para shëndetit, të shkojë gjithçka mirë, por që e kishim pak qejf atë vajzën me thënë të drejtën dhe Zoti na e realizoi dëshirën është vajzë.

Rudina Magjistari: Sa muajshe u bërë Jonida?

Jonida Vokshi: Tashmë kam hyrë në të tetin, mbetën pothuajse edhe 2 muaj, para ditës së madhe, iku fluturoi koha.

SHKARKO APP