E keni parë të dashurën e Kilian Mbappe?
Kylian Mbappe është padyshim ylli i ri i futbollit botëror, pasi 19 vjeçari po shkëlqen gjithnjë e më shumë si PSG-në, ashtu edhe me kombëtaren e Francës.
Megjithatë, përveç futbollit, sulmuesi shkëlqen edhe jashtë fushe.
Ish-miss Franca, Alisia Ailajs është e dashura e tij e cila po tërheq vëmendjen maksimale nga mediat rozë.
Ajo është bërë e njohur në Francë që vitin e kaluar kur ajo është shpallur “Miss France”.
Bukuroshja u bë protagoniste edhe në Kupën e Botës, ku ndoqi çdo ndeshje të Francës në stadium.
Tani ajo nuk rresht së postuari foto edhe në rrjetet sociale, ku tërheq vëmendjen e fansave të saj.
KOHA JONË SONDAZH

