E kritikuan për performancën, flet Ermal Meta: Të këndosh mirë duket sikur po bën një “krim”

Në takimin tradicional me gazetarët në mbyllje të Festivalit të Këngës së Muzikës Italiane Sanremo 2021, fituesi i çmimit të tretë dhe i çmimit “Giancarlo Bigazzi” si kompozimi më i mirë muzikor, kantautori shqiptar Ermal Meta i është përgjigjur pyetjeve të RTV Ora mbi emocionet e tij ndaj këtij eventi.

Alba Kepi- Ermal komplimenti për këngën e për çmimet e fituara. Kompozimin tuaj e keni komentuar  “si një këngë e thjeshtë dashurie”, por e përcjell me miliona fjalë. Por cila është fjala e vetme me të cilën mund të përshkruani këtë Festival?

Ermal Meta-Ju falenderoj. Ky qe një Festival shumë i çuditshëm,  për një seri arsyesh që i njohim. Salla bosh, pa publik, intervista nga larg siç e tregon dhe kjo konferencë shtypi sot nga larg. Por është e drejtë, është e drejtë të sillemi në këtë mënyrë. Që  gjithçka mjaft e çuditshme.

Alba Kepi- U kritikuat nga kolegët këngëtarë e kritikët e muzikës për një zgjedhje rrufjane që bëtë në natën e këngëve cover, ku zgjodhët Caruson e Lucio Dalla-s e pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij më  mars. Si i përgjigjeni këtyre kritikave’

Ermal Meta- Në lidhje me këto kritika të natës së këngëve cover, nuk di si të përgjigjem.  Zgjodha një këngë mjaft të vështirë, e zgjedhjen e kisha bërë shumë kohë më parë. Nuk e dija se do të këndoja më 4 mars në ditën e lindjes së Lucio Dalla, e mendoj se një koencidencë shumë e bukur. Nuk kuptoj se çfarë kanë për të kritikuar.

Zgjodha një këngë majft të vështirë për ta kënduar e u përpoqa të sillja në skenë në mënyrë më të mirë të interpretimit. Nuk kisha nevojë të ekzagjeroja në interpretim, as të bëja asgjë të jashtëzakosnhem,  por vetëm ta realizoja këngën sa më mirë, duke qënë një këngë mjaft e vështirë. Por ja që kohët e fundit të këndosh mirë duket thuajse sikur po bën një “krim”, apo sikur është një gjë demode. Sipas meje këngëtarët duhet të këndoj e unë jam një këngëtar e këndoj. Këtë lloj kritike nuk e kuptoj nga kush këndvështrim është ngritur.

Kantautori shqiptar Ermal Meta u shpreh se këngën e tij ia dedikon të gjithë 26 këngëtarëve që morën pjesë në këtë event muzikor . “Të ngjitesh në skenën e këtij Festivali në këtë moment të vështirë. do të thotë të ndezësh një dritë shprese e kemi fituar të gjithë.”

SHKARKO APP