E lidhur me 47-vjeçarin, babai shqiptar nxjerr të bijën nga shtëpia e ”Grande Fratello”

Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur në programin ”Grande Fratello” nlë Itali. 26-vjeçarja shqiptare Heidi Baci ka ndërprerë konkurrimin pas takimit me të atin gjatë spektaklit. Babai i saj ishte kundër afrimitetit të së bijës me Massimiliano 47-vjeç, një tjetër konkurent. Për këtë arsye, i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi.

“Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion.

Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di. Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte sepse ti nuk mund ta nënvlerësosh gjendjen e saj shëndetësore”, tha Genti, babai i Heidit.

SHKARKO APP