E lidhur me futbollistin shqiptar, reagon Kejvina Kthella
Kur pranoi të ishte pjesë e emisionit “Xing me Ermalin”, me siguri Kejvina Kthella nuk e kishte parashikuar se qysh me daljen e saj të parë do të bënte bujë vetëm nga veshja me një fustan të kuq. Lajmi “me apo pa të brendshme” u përhap në të gjitha portalet dhe kaq mjaftoi që modelja bukuroshe të konfirmohej si hyrja më e re e showbiz-it shqiptar.
Popullariteti i Ermalit, nga ana tjetër, ia shtoi edhe më shumë vëmendjen Kejvinës, ndaj sot, çdo lëvizje e saj në rrjet, kthehet në lajm dhe kjo nuk është më çudi.
Pak ditë më parë, Kejvina nuk mund të shpëtonte as nga aludimet për një lidhje dashurie me futbollistin shqiptar Thomas Strakosha. Dyshimet u përforcuan edhe pas një komenti me zemra që futbollisti i bëri fotos së Kejvinës në Instagram, por edhe kjo e fundit ia ktheu me të njëjtën mënyrë.
Megjithatë, Kejvina, këto dyshime i ka shuar shpejt. Përmes një prononcimi për Xing.al, ajo nuk lë vend për dyshime, madje i quan të pavërteta këto dyshime. Ndërsa për komentin e Strakoshës thotë se është thjesht miqësor dhe asgjë më shumë.
Ngacmimet edhe të fansave në profilin e saj e kanë kthyer modelen një prej personazheve më interesante të rrjetit. Jo vetëm për fotot provokuese, por edhe për raportin që ajo tashmë po vendos me fansat e saj.