E pabesueshme! Ish-banori i Big Brother 1 pjesë e serialeve amerikane

Listës së personazheve të njohura shqiptare që kanë prekur suksesin jashtë kufijve i shtohet tashmë edhe ish banori i “Big Brother 1”, Pol Babi.

Prej më shumë se një viti Poli është zhvendosur në qytetin e zhurmshëm të Los Angelos, ku ka nisur karrierën e tij si aktor.

I kontaktuar nga Blitz.al, ai ka treguar se është pjesë e disa serialeve që po transmetohen në gjigantët mediatikë, HBO dhe Netflix.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kësaj, një prej serialeve ku Poli interpreton transmetohet edhe në “Top Channel”. Bëhet fjalë për “Code Black”, i cili bën fjalë për një grup mjekësh që bëjnë të pamundurën për të shpëtuar pacientët e tyre. Aktualisht po transmetohet sezoni i tretë i këtij seriali në CBS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se Poli ishte një nga banorët më të komentuar dhe finalist i edicionit të parë të “Big Brother Albania”.

Ne shpresojmë ta shohim Polin në të tjera projekte të suksesshme kinematografike. Pse jo, edhe drejt “Hollywood”- it.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?