E papritur! Moderatorja shqiptare merr propozimin për martesë ‘live’ në emision!

Gjatë emisionit “Fun Day” në ditën e sotme ka ndodhur një situatë jo e zakontë për moderatoren Fatma Met’hasani.

Gjatë momentit kur po shpjegonte temën e emisionit një nga operatorët e ka propozuar live për martesë.

“Çfarë?”, e pyeti moderatorja dhe më pas zbuloi se ai i ka propozuar. “Fatjoni, kameramani do që të martohemi bashkë. Ishte ky një propozim si te koncerti Albanit?”, tha Fatma duke qeshur dhe e refuzoi propozimin. “Jo, nuk do të martohemi dot bashkë. Më vjen shumë keq. Kjo ëndrra nuk realizohet”, u shpreh moderatorja.

SHKARKO APP