E përbashkëta mes Meghan dhe Kate (FOTO)
Teksa po ëndërronit me sy hapur për garderobën e Meghan Markle, ju shpëtoi nga sytë truproja e saj. Emri i truprojës, që meqë ra fjala është grua, nuk u bë i njohur për arsye sigurie. Sidoqoftë, u kthye në qendrën e vëmendjes këtë javë kur Meghan u gjend në rrezik në Fiji.
Vizita e Dukeshës së Sussex në një treg lokal në Suva, kryeqytetin e Fijit, përfundoi papritur pasi rreth saj u mblodh një turmë më e madhe njerëzish nga ç’parashikohej, duke u kthyer kështu në rrezik për sigurinë e saj. Vizita e Meghan-it në treg ishte pak kaotike por truproja i hapi rrugën dhe eleminoi çdo pengesë. Besohet se do ta shoqërojë çiftin përgjatë gjithë turneut mbretëror.
Nga ana tjetër, Rreshterja Emma Probert u caktua të mbrojë Kate Middleton në 2010-n pasi u shpall fejesa e saj me Princin William.
KOHA JONË SONDAZH

