E pushuan nga “Portokallia”? Eneda Tarifa tregon si qëndron e vërteta
Këngëtarja Eneda Tarifa për 6 vite ka qënë moderatore e spektaklit të humorit ‘Portokalli’ ku përveç prezantimit realizonte edhe disa sekuenca rolesh dhe këndonte.
Por pas rikthimit të Xhemi Shehut, ku prezantuan sëbashku me Salsano Rrapin ajo u largua vitin e kaluar.
E pyetur nga Ermal Mamaqi në ‘Xing me Ermalin’ nëse asaj i mungonte ky spektakël, këngëtarja u përgjigj: “Do të të them të vërtetën?”
“Në rregull po them të vërtetën, më mungon shumë “Portokallia”, e more përgjigjen tani?”, tha Tarifa duke e shoqëruar me disa të qeshura.
Kujtojmë që asokohe, pas largimit të artistes nga ky spektakël, qarkulluan disa fjalë se largimi nuk ishte shumë i “këndshëm”.
Pasi u largua nga programi, Eneda Tarifa u shpreh se ndoshta do të kishte mundësinë të kishte një program të saj, gjë e cila edhe pas një viti nuk është larguar.
Ermal Mamaqi ka vijuar më tej duke e pyetur nëse do të donte të kthehej më në ‘Portokalli’ dhe nëse e hoqën apo u largua vete.
“Këto janë pyetje retorike, pa përgjigje, më mirë vendose edhe ti këtë pyetje në foton në ‘Facebook’, krah një million shqiptarëve që më bëjnë të njëjtën pyetje”, ka thënë ajo.