E pyetën nëse ka pasur të dashur para Shkëlzenit, Armina Mevlani: Shoqet më tallnin
Së fundmi Armina Mevlani, ka realizuar një intervistë për “Prive”, ku ka folur më gjatë për jetën e saj private.
“Sa të dashur ke patur në të kaluar para se të ishte e famshme?” Ka qenë një nga pyetjet që i është drejtuar blogeres. Ajo u shpreh se dikur e tallnin shoqet sepse nuk kishte të dashur.
“Përpara se unë të isha e famshme, nuk mund të them që kam patur të dashur në kuptimin e plotë të fjalës. Unë kam patur vetëm shok adoleshence, me të cilët kam dalë, por nuk mund të quhen lidhje.
Madje shumë shpesh, shumë shok dhe shoqe më kanë tallur sepse unë bashkë me shoqen time të ngushtë nuk kishim një të dashur (në fjalën e mirëfilltë të dashur) deri shumë vonë. Kjo nuk ndodh se unë jam kundra, por sepse doja me patjetër të gjeja një njeri që më përshtatej”, është përgjigjur Armina.
Prej gati 10 vitesh ajo është në një lidhje me Shkëlzen Berishën, ku së shpejti pritet të martohen.