E quajti ish-bashkëshortin ”vëlla”, Klaudia zbulon kuptimin

Që kur Klaudia e quajti ish-bashkëshortin e saj Albi Nako vëlla në studion e Rudina Magjistarit, çdo gjë që ka thënë e ka bërë më pas, duket se po kthehet kundër saj. Në çdo postim të hedhur në Instagramin e saj pas asaj dite, publiku dhe ndjekësit nuk janë marrë fare me përmbajtjen, por kanë vazhduar me komentet e tyre duke e quajtur të papranueshme t’i drejtohesh ish-it me fjalën vëlla.

Por ajo ka vendosur të kthejë një përgjgje përmes një komenti në foton e saj. Por jo vetëm që nuk na e ka sqaruar dot se çka dashur të thotë, por na ka konfuzuar akoma më shumë ne dhe komentuesit, të cilët i janë sulur më keq se herën e parë. Sipas Klaudias, vëlla është një mik që të fal natyra, që është i afër sa këmbët e duart, etj, etj….

“Për ata që nuk e kanë kuptuar…Një vëlla është miku që ta jep natyra. Një vëlla është i afërt si duart dhe këmbët. Unë e përkufizova Albin si një familje sepse e tillë është për mua. Nëse fjalët më dalin nga zemra nuk janë asnjëherë të gabuara ❤️ #love #peace”, ka shkruar Klaudia.

SHKARKO APP