“E shëmtuara Beti”: Më kanë përdhunuar në moshën 9-vjeçare
Pas skandaleve të Hollwood, ku një nga producentët më të mëdhenj, Harvey Weinstein është akuzuar për sulm seksual dhe përdhunim, aktorët kanë marrë iniciativën për të treguar rastet e tyre. Aktorja e famshme Amerika Ferrera, e njohur në Shqipëri për rolin kryesor në filmin “E shëmtuara Beti” ka bërë një deklaratë shokuese. Ajo ka treguar për herë të parë se është abuzuar seksulalisht kur ishte vetëm 9 vjeç. Jo vetëm kaq, por aktorja ka shokuar më shumë duke thënë se është përdhunuar nga një person, të cilin duhej ta shihte për vite të tëra. 33-vjeçarja ka treguar historinë e saj, duke përdorur hashtagun “edhe unë” me anë të një postimi në Instagram. Ajo është shprehur se nuk i ka thënë asnjë njeriu dhe ka jetuar me turp. “Kam jetuar me turp dhe faj duke menduar gjatë gjithë kohës që unë, një vajzë 9-vjeçare, ishte përgjegjëse për veprimet e një burri të rritur. Ai më buzëqeshte dhe ma bënte me dorë, dhe unë nxitoja që të largohesha, më ngrinte gjaku, mbaja barrën e asaj që vetëm unë dhe ai e dinim, ai priste që unë të mbyllja gojën dhe t’i ktheja buzëqeshjen”. Aktorja i bëri thirrje të gjitha femrave të tregonin historinë e tyre dhe të bënin denoncime, pa treguar emrin e përdhunuesit të saj.