E talli për të mburrur Elvanën, këngëtari i kthehet ashpër Ermalit: S’di si të marrin…
Aktori i humorit Ermal Mamaqi fundjavën që shkoi ka pasur të ftuar në emision miken e tij, këngëtaren Elvana Gjata.
Gjatë intervistës u përmend fakti se Elvana ka qenë pjesë te “Ethet e së premtes”, ku është skualifikuar nga këngëtari Besmir Metani.
Ermali tha:
Ka qenë në garë për skualifikim Elvana Gjata dhe Besmir Metani. Elvanën e skualifikuan dhe Besmir Metani vazhdoi garën. Domethënë Besmir Metani qëndroi, Elvana Gjatën e skualifikuan. Dhe Besmir Metani vazhdoi garën. Besmir Metani! Nuk e di domethënë. Besmir Metani.”
Kështu aktori ka përdorur sarkazmën, duke shtuar se tani Metani thjesht drejton një emision mëngjesi.
Mirëpo nga ana tjetër Besmir Metani i cili drejton emisionin e mëngjesit në Ora News i është kthyer pa i lënë gjë mangët.
Ai shkruan në instagram:
Elvana Gjata fiks 15 vite më parë në shkurt e ti je e bukur njësoj si atëherë! Të uroj shumë suksese kudo që të jesh @ermalmamaqiofficial nuk hoqën Elvanën për të më lënë mua, ishte strategjia e Atij që të na spostonte ne që kishim më shumë vota se sa gjithë pjesa tjetër e grupit që të përgatiste rrugën për çfarë kishte planifikuar ay edhe mos te te duket çudi që kam pasur me shumë vota se 6 të tjeret bashk. E sa per zërin tim o zoti këngetar un sdi si te marrin kompjuterat persiper ty
Ermal je Loti Vu .”