E veja e Kirk Douglas feston 101 vjetorin, ditëlindja e parë pa burrin e saj të dashur

E ulur në një karrocë e rrethuar nga tullumbacet me ngjyra dhe e mbuluar me maskë, siç e kërkon emergjenca e koronavirusit. Kështu Anne Buydens, e veja e Kirk Douglas, që vdiq në 6 shkurt në moshën 103 vjecare, feston 101 vjetorin e ditëlindjes.

Kjo është ditëlindja e saj e parë pa bashkëshortin e dashur dhe ka qenë pikërisht nipi Cameron Douglas që ka organizuar festën dhe ka shpërndarë fotot në Instagram. Edhe ajo e kaloi një shekull jetë, duke qenë për 65 vjet një bashkëshorte e devotshme dhe e dashuruar me aktorin e ‘Spartacus’, me të cilin ishte martuar në 1954.

Një çift rekord dhe më jetëgjatë në Hollywood. Aktori, që ka bërë histori në kinema, nga viti 1943 deri në 1951 ka qenë i martuar me artisten britanike Diana Dill me të cilën kishte dy fëmijë, Michael dhe Joel Douglas.
Tre vite më vonë ai u martua me producenten Anne Buydens, me të cilën jetoi deri në vdekje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?