E ”zhdukur” prej një viti, asgjë nuk dihet për zonjën e parë të Koresë së Veriut
Në një kohë që bota është në luftë me Covid-19, mediat në Korenë e Veriut janë ”shqetësuar” për bashkëshorten e liderit Kim Jong-un, pasi nuk është shfaqur në publik për më shumë se një viti.
Zonja e parë, Ri Sol Ju, e cila mendohet të jetë 32-vjeçe, është shfaqur për herë të fundit në publik më 25 janar të vitit të kaluar. Ajo është gruaja e parë që është shfaqur vazhdimisht në krah të liderit të shtetit komunist, por tashmë ekspertët ngrenë dyshime se ajo e ka humbur këtë “status”.
”Koreja e Veriut ka shfaqur shpesh imazhe të Kim Jong-un së bashku me bashkëshorten e tij, duke treguar se ai është një udhëheqës normal, por tashmë situata ka ndryshuar dhe në plan të parë janë problemet ekonomike dhe me të cilat është duke u përballur ky vend, ndërsa imazhi ka mbetur në plan të dytë”, thotë Lim Eul-chul, një profesor i studimeve mbi Korenë e Veriut në Universitetin Kyungnam.
Në anën tjetër, analistët theksojnë se publiku duhet të jetë skeptik mbi pretendimet se Ri Sol Ju mund të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi ajo edhe më parë ka pasur mungesa të tilla edhe pse jo për një kohë kaq të gjatë.